UBT News

Kinë: Fëmijëve u caktohet 40 minuta përdorim të Douyin – versioni kinez i TikTok

Douyin, versioni kinez i TikTok, do të kufizojë përdorimin e platformës për fëmijë në 40 minuta në ditë, trasnmeton UBT News.

Rregullat do të zbatohen për përdoruesit nën 14 vjeç, të cilët janë vërtetuar duke përdorur emrat e tyre të vërtetë, dhe të cilët do të jenë në gjendje të kenë qasje në të nga 06:00 deri në 22:00.

Kompania mëmë Bytedance njoftoi në një postim në blog, duke thënë se është kompania e parë e videove të shkurtra në industri që ka këto kufizime.

Sipas marrëveshjes së përdoruesve të Douyin, nuk ka moshë minimale në platformë, por nën 18 vjeç duhet të marrë pëlqimin e një kujdestari ligjor. Ndërsa në aplikacionin TikTok mosha minimale është 13 vjeç.

Përmbajtja e re edukative – përfshirë eksperimentet shkencore, ekspozitat muzeale dhe shpjeguesit historikë – është lansuar nga Douyin.

“Po, ne jemi më të rreptë me adoleshentët. Ne do të punojmë më shumë për të siguruar përmbajtje cilësore në mënyrë që të rinjtë të mësojnë dhe të shohin botën”, thuhet në postim.

Kujtojmë se muajin e kaluar, personat nën moshën 18 vjeç në Kinë u ndaluan të luajnë video lojëra gjatë javës dhe koha e tyre në lojëra u kufizua në vetëm një orë të premteve, fundjavave dhe festave./UBTNews

Exit mobile version