Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i ka thënë homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se Kina do të mbajë qëndrim “objektiv” dhe “të drejtë” ndaj Ukrainës. Raportohet se biseda e tyre u zhvillua në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Wang shpreson se as Rusia dhe as Ukraina nuk do të heqin dorë nga dialogu, shtoi ministria.
Javën e kaluar, Putin u zotua se do të trajtojë “pyetjet dhe shqetësimet” e Kinës rreth krizës në Ukrainë./UBTNews/