UBT News

Kina zbulon depozitën më të madhe të arit në historinë e saj

Kina njoftoi se me zbulimin e depozitës më të madhe të arit të regjistruar ndonjëherë në vend.

Depozita ndodhet në provincën Liaoning dhe përmban rreth 1.444 tonë ar të pastër, duke u cilësuar si gjetja më e madhe që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949.

Sipas Ministrisë së Burimeve Natyrore, zona përfshin rreth 2.586 milionë tonë xehe, me një përqendrim mesatar prej 0.56 gramësh ar për ton. Edhe pse konsiderohet xehe me përqendrim të ulët, autoritetet e kanë përshkruar zbulimin si një depozitë “super të madhe”.

Vlera e përgjithshme e arit llogaritet të tejkalojë 166 miliardë euro.

Kërkimet janë zhvilluar nga kompania shtetërore Liaoning Geological and Mining Group, me rreth 1,000 ekspertë dhe punëtorë të angazhuar në procesin e eksplorimit.

Vendndodhja e saktë e depozitës nuk është bërë publike, duke ngritur dyshime për arsye të mundshme strategjike.

Zbulimi vjen në një kohë kur çmimet globale të arit janë rritur ndjeshëm dhe Kina po intensifikon kërkimet për burime të reja, për të përmbushur kërkesën e brendshme dhe tregun ndërkombëtar. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version