Armët me laser, raketat balistike bërthamore dhe dronë gjigantë nënujorë ishin ndër armët e reja të zbuluara në paradën ushtarake të Kinës që shënoi 80 vjetorin e përfundimit të Luftës e Dytë Botërore.
Presidenti Xi Jinping tha në një fjalim para ngjarjes se vendi i tij ishte “i pandalshëm” dhe “nuk do të frikësohet kurrë”.
Atij iu bashkuan 26 krerë shtetesh, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë dhe Kim Jong Unin e Koresë së Veriut.
Kjo është hera e parë që Xi, Putin dhe Kim takohen së bashku.
Ambiciet e Xi u shfaqën këtë mëngjes – dhe parada ofroi të dhëna për çdo plan të mundshëm për të sulmuar ishullin demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon, shkruan korrespondenti i BBC-së.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, i cili nuk ishte në paradë, e qorton Xi në mediat sociale: “Ju lutem, jepni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong Un ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”./D.B/KP