Ushtria kineze njofton një raund të ri stërvitjesh, duke vazhduar presionin pas vizitës së Nancy Pelosit.
Stërvitjet po cilësohen se po bëhen në shenjë proteste kundër vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në ishullin e vetëqeverisur.
Komanda e Teatrit Lindor të Kinës tha të hënën se do të kryejë stërvitje të përbashkëta duke u fokusuar në operacionet kundër nëndetëseve dhe sulmeve detare.
Vizita e Pelosit në Tajvan javën e kaluar tërboi Kinën, e cila e konsideron ishullin si të vetin dhe u përgjigj me lëshime testuese të raketave balistike mbi Taipein për herë të parë, si dhe ndërpreu disa linja komunikimi me Uashingtonin.
Përtej gjuajtjes së 11 raketave balistike gjatë katër ditëve të mëparshme të stërvitjeve, anijet luftarake kineze, avionët luftarakë dhe dronët manovruan gjerësisht rreth ishullit./UBTNews/