“Kina kundërshton sulmet kundër anijeve civile”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit.
“Unë besoj se të gjitha palët duhet të luajnë një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm në ruajtjen e sigurisë së korsive të anijeve në Detin e Kuq”.
Kina nuk është anëtare e koalicionit detar të udhëhequr nga SHBA që patrullon në Detin e Kuq. Megjithatë, si një nga vendet më të mëdha të transportit në botë, ajo ka një interes të fortë për të parë stabilitet atje pas sulmeve të Houthi-ve ndaj anijeve tregtare./UBTNews/