Kina tha të enjten se një projekt-ligj i SHBA-së që do t’i dërgonte ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake Tajvanit “dërgoi sinjale serioze të gabuara për pavarësinë e Tajvanit dhe forcat separatiste”.
Nëse projektligji vazhdon të ecë përpara, “ai do të tronditë shumë themelet politike të marrëdhënieve Kinë-SHBA”, u shpreh në një konferencë zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Mao Ning.
“Do të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”, përfundoi ajo./UBTNews/