UBT News

Kina testoi një raketë supersonike në orbitë

Një raport i fundit nga gazeta Financial Times ka paraqitur se Kina ka testuar fshurazi një raketë supersonike me aftësi bërthamore.

Raketa e lëshuar nga ushtria kineze fluturoi nëpër hapësirë ​​me orbitë të ulët gjatë muajit Gusht.

Megjithëse raketa humbi objektivin e saj për rreth 10 kilometra, testi demonstroi përparimin e Kinës në zhvillimin e armëve supersonike.

“Testi tregoi se Kina kishte bërë përparim mahnitës në armët supersonike dhe ishte shumë më i avancuar nga sa kuptuan zyrtarët amerikanë” – kanë konfirmuar disa burime për Financial Times.

Kina ka zhvilluar në mënyrë agresive këtë teknologji, të cilën e sheh si vendimtare për t’u mbrojtur kundër përparimeve të SHBA-së në teknologjitë supersonike dhe të tjera.

Krahas Kinës edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe të paktën 5 vende të tjera po punojnë në teknologjinë supersonike.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut tha se kishte testuar një raketë supersonike të sapo zhvilluar.

Exit mobile version