UBT News

Kina sfidon Amerikën me avionin e saj “të padukshëm” J-35A

Kina ka hequr më në fund “maskën” dhe ka zbuluar ambiciet e saj për të sfiduar supremacinë amerikane në qiell. Ushtria e Pekinit ka prezantuar super avionin e saj të luftës të padukshëm të gjeneratës së pestë, të emërtuar J-35A, një zhvillim që e çon Kinën më afër niveleve të teknologjisë së avioneve më të avancuara të Shteteve të Bashkuara.

Spektakli ajror Kina 2024 në Zhuhai, një nga ngjarjet më të rëndësishme ajrore të vendit, shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për Presidentin Xi Jinping për të treguar rezultatet e modernizimit të forcave të armatosura të vendit. J-35A është një avion i gjeneratës së pestë që mund të ketë potencialin për të rivalizuar me avione të njohura amerikane si F-22 dhe F-35, të cilët deri më tani kanë qenë të vetmit avionë të padukshëm operativë në botë.

Prezantimi i J-35A ka shkaktuar një reaksion të madh në rrjetet sociale, ku përdoruesit janë mahnitur nga performanca e avionit. Ai kaloi me shpejtësi mbi kokat e spektatorëve dhe, pas një ngritje të papritur, u zhduk shpejt nga sytë e të pranishmëve, duke treguar aftësitë e tij për të shmangur ndjekjen radarike.

Avioni ka një dizajn të ri dhe futuristik, që duket të jetë i frymëzuar nga modelet amerikane, duke u larguar nga dizajni tradicional rus. Forma e tij është projektuar për të minimizuar praninë në radar dhe ka ngjashmëri të theksuara me avionin amerikan F-35, një avion i famshëm për aftësitë e tij të “padukshme”. Pavarësisht entuziazmit të krijuar nga prezantimi, informacionet mbi performancën e plotë të J-35A janë ende të kufizuara, duke i lënë shumë detaje të paditura.

Ky zhvillim i ri mund të shënjojë një hap të rëndësishëm për Kinën në mundësinë për të rivendosur një pozicion më të fuqishëm në tregun global të aviacionit dhe, gjithashtu, për të forcuar praninë e saj në rajone kyçe si Indo-Paqësori./UBTNews/

Exit mobile version