Kina ka ripërsëritur qëndrimin e saj se armëpushimi dhe bisedimet e paqes janë e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila filloi me pushtimin e plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
“Ndërprerja e armiqësive dhe rifillimi i bisedimeve të paqes janë e vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën në Ukrainë”, deklaroi zëvendëspresidenti Han Zheng në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Kina u përpoq ta poziciononte veten si shtet paqeruajtës dhe neutral në konflikt, ani pse refuzoi ta dënonte pushtimin e Moskës.
Në muajin shkurt, në përvjetorin e parë të luftës, Ukraina publikoi një propozim për t’i dhënë fund konfliktit, por nuk mori përgjigje në Moskë dhe Kiev.
Han tha se Kina, një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dëshiron të luajë rol konstrukiv./
Kina ka ripërsëritur qëndrimin e saj se armëpushimi dhe bisedimet e paqes janë e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila filloi me pushtimin e plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
“Ndërprerja e armiqësive dhe rifillimi i bisedimeve të paqes janë e vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën në Ukrainë”, deklaroi zëvendëspresidenti Han Zheng në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Kina u përpoq ta poziciononte veten si shtet paqeruajtës dhe neutral në konflikt, ani pse refuzoi ta dënonte pushtimin e Moskës.
Në muajin shkurt, në përvjetorin e parë të luftës, Kina publikoi një letër pozicionuese për t’i dhënë fund luftës, por propozimet nuk morën përgjigje pozitive në Moskë dhe Kiev.
Han tha se Kina, një nga pesë anëtarët e përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB, dëshiron të vazhdojë të luajë rol konstruktiv./UBTNews/