Kina ka raportuar rreth 60 mijë vdekje si pasojë e COVID-19 brenda një muaji. Këto janë shifrat më të larta të vdekjes që janë publikuar qëkur vendi i dha fund politikës zero-COVID.
Kina është akuzuar gjerësisht për raportimin jo të saktë të vdekje nga koronavirusi, pavarësisht numrit të madh të shtrimeve në spital dhe krematoriume.
Sipas të dhënave zyrtare, Kina regjistroi 59 mijë e 938 raste të vdekjes mes periudhës 8 dhjetor dhe 12 janar. Shumica prej tyre ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje të tjera shoqëruese.
Pekini ka pretenduar gjithmonë se shifrat e tij janë të sakta, duke i bërë thirrje OBSH-së të “mbajë një pozicion shkencor, objektiv dhe të drejtë”./UBTNews/