UBT News

Kina publikon fotografi të reja të planetit Mars

Kina ka publikuar fotografi të reja të planetit Mars të premten, pasi roveri kinez eksploroi planetin e kuq. Po konsiderohet “mision i suksesshëm”.

Roveri zhurong, i emëruar sipas zotit të zjarrit në mitologjinë kineze, zbarkoi në rajonin Utopia Planitia në Mars më 15 maj. Ky është misioni i parë i Kinës në planetin Mars – vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që zbarkoi një rover në planetin Mars.

Rover dërgoi imazhet e para të planetit Mars në muajin maj, disa ditë pas zbarkimit.

Misioni i Kinës në Mars arriti të hynte në orbitën e planetit dhe të ulte një rover që mund të përshkonte sipërfaqen e Marsit me një lëvizje./UBTNews

Exit mobile version