Një tren që mund të arrijë shpejtësi prej 600 kilometrash në orë, ka bërë debutimin e tij në Qingdao, Kinë. Krijuar nga ndërmarrja shtetërore, “Korporata Hekurudhore e Kinës”, është konsideruar treni më i shpejtë në botë.
Treni duket gjatë udhëtimit të tij duket sikur “lundron”, falë një force elektromagnetike që e bën atë të rrëshqasë mbi shina. Liang Jianying, zëvendës menaxher i përgjithshëm, tha për median shtetërore kineze se përveç shpejtësisë, treni siguron edhe nivele të ulëta të ndotjes së zhurmës, si dhe kërkon më pak mirëmbajtje sesa trenat e tjerë, me shpejtësi të lartë.
Hekurudhat me shpejtësi të lartë në Kinë, synojnë të lidhin shumë nga qytetet e saj të mëdha, për të zvogëluar kohën dhe shpenzimet e nevojshme për të udhëtuar. Aktualisht, treni mesatar me shpejtësi të lartë në Kinë, mund të lëvizë me rreth 350 km/orë.