UBT News

Kina premton të rrisë bashkëpunimin me Bjellorusinë

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu vizitoi Bjellorusinë të enjten dhe tha se vendi i tij do të rrisë bashkëpunimin ushtarak me fqinjin dhe aleatin e Rusisë, ku Moska po vendos armë taktike bërthamore.

Shangfu u takua me presidentin Alexander Lukashenko në Minsk dhe tha: “Qëllimi i vizitës sime në Bjellorusi është pikërisht zbatimi i marrëveshjeve të rëndësishme në nivel krerësh shtetesh dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ushtarak dypalësh”.

Li ka vizituar Rusinë pak para se të vizitonte Bjellorusinë./UBTNews/

Exit mobile version