Kina ka pezulluar ose mbyllur llogaritë në rrjete sociale të më shumë se 1 mijë kritikëve të politikës së qeverisë për shpërthimin e COVID-19, ndërsa vendi po vazhdon të heqë kufizimet e ashpra kundër virusit.
Platforma e njohur Sina Weibo njoftoi se ka adresuar 12 mijë e 854 shkelje, sikurse sulme ndaj ekspertëve, studiuesve dhe punonjësve mjekësorë dhe ka lëshuar ndalime të përkohshme ose të përhershme për 1 mijë e 120 llogari.
Kompania “do të vazhdojë të rrisë hetimet dhe pastrimet e të gjitha llojeve të përmbajtjeve të paligjshme dhe të krijojë një mjedis harmonik dhe miqësor të komunitetit për shumicën e përdoruesve”, njoftoi Sina Weibo në një deklaratë./UBTNews/