UBT News

Kina në një rrugë të re: Masa ekonomike për të ndihmuar tregun pas rënies

Banka Qendrore e Kinës ka zbuluar një paketë të madhe masash që synojnë ringjalljen e ekonomisë së vendit.

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës (PBOC) Pan Gongsheng shpalosi planet për të ulur kostot e huamarrjes dhe për të lejuar bankat të rrisin kreditimin e tyre, përcjellë UBTnews.

Kjo lëvizja vjen pasi një sërë të dhënash zhgënjyese kanë rritur pritshmëritë në muajt e fundit se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të humbasë objektivin e saj të rritjes prej 5% këtë vit.

Duke folur në një konferencë të rrallë shtypi së bashku me zyrtarë nga dy rregullatorë të tjerë financiarë, zoti Pan tha se banka qendrore do të shkurtojë sasinë e parave të gatshme që bankat duhet të mbajnë në rezervë – të njohur si raportet e rezervës së detyruar (RRR).

RRR fillimisht do të ulet me gjysmë pikë përqindjeje, në një lëvizje që pritet të çlirojë rreth 1 trilion juanë (142 miliardë dollarë)

Megjithatë, Pan shtoi se një tjetër shkurtim mund të bëhet më vonë gjatë këtij viti.

Masat e mëtejshme që synojnë të nxisin tregun e pronave të goditur nga kriza e Kinës përfshijnë uljen e normave të interesit për hipotekat ekzistuese dhe uljen e parapagimeve minimale për të gjitha llojet e shtëpive në 15%./UBTnews

 

 

Exit mobile version