UBT News

Kina me plane për të kufizuar teknologjinë për njohje të fytyrës

Kina po planifikon të kufizojë përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës nga bizneset në favor të metodave jo-biometrike, sipas Administratës së Hapësirës Kibernetike.

Në rast se bizneset do të përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës, rregullat e propozuara inkurajojnë të përdorin sistemin kombëtar.

Aeroportet, hotelet, stacionet, bankat, stadiumet, sallat e ekspozitës dhe objektet e tjera të biznesit nuk do të përdorin njohjen e fytyrës për të verifikuar identitetin personal, përveç nëse kërkohet me ligj, thuhet në draft.

Drafti është i hapur për koment publik deri më 7 shtator./UBTNews/

Exit mobile version