Derisa vendet e Perëndimit u bashkuan kundër Rusisë, fqinji i saj Kina nuk e dënoi sulmin.
Në një bisedë telefonike të premten, presidenti i Kinës, Xi Jinping i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet e saj për ta zgjidhur krizën në Ukrainë përmes dialogut, raporton televizioni shtetëror kinez CCTV.
Kriza Ukrainë-Rusi paraqet sfidë për Kinën në disa fronte.
Marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta diplomatike midis Rusisë dhe Kinës u panë edhe në Lojërat Dimërore, në të cilat Putini ishte ndër të paktët liderë botërorë që mori pjesë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kinës refuzoi ta quante ‘pushtim’ sulmin rus ndaj Ukrainës./UBTNews/