UBT News

Kina lejon largimin e dy shtetasve amerikanë pas tre vjetësh

Victor dhe Cynthia Liu, vëlla dhe motër të dy shtetasë amerikanë, të cilët ishin parandaluar të largohen nga Kina që nga viti 2018 tani janë lejuar të kthehen përsëri në Shtetet e Bashkuara, transmeton UBT News.

Në qershor 2018, autoritetet kineze vendosën një “ndalim daljeje” për ata të dy ndërsa po vizitonin familjen në Kinë.

David Pressman, avokati i cili udhëhoqi çështjen e tyre, tha të martën se “më në fund, dy të rinj amerikanë janë kthyer në shtëpi në Amerikë, edhe një herë në gjendje të gëzojnë bekimet e përditshme të lirisë që ne shumë shpesh i marrim si të mirëqena në këtë vend”.

Në gusht të vitit 2019, Victor Liu, i tha CNN se familja e tij po mbahej në mënyrë që të ushtronte presion ndaj babait të tyre Liu Changming, një i arratisur i profilit të lartë kinez, që të kthehej në Pekin, ku ai ende kërkohej për krime financiare, përcjell UBT News.

Si Cynthia ashtu edhe Victor Liu kanë thënë se babai i tyre e braktisi familjen vite më parë dhe ata nuk ishin në kontakt me të.

Ndërsa nëna e tyre, Sandra Han, u nda nga fëmijët e saj në 2018 dhe mbetet në Kinë.

Markey dhe senatorja e Massachusetts, Elizabeth Warren të hënën vlerësuan kthimin e tyre në SHBA në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ata “po mbaheshin në Kinë si pengje të qeverisë kineze”.

Senatorët gjithashtu thanë se do të punonin me administratën e Biden për të siguruar lirimin e nënës së tyre./UBTNews

Exit mobile version