UBT News

Kina largon nga puna gjashtë diplomatë pas incidentit ndaj një protestuesi në konsullatën e saj në Britani të Madhe

Kina tërhoqi konsullin e saj të përgjithshëm dhe pesë diplomatë të tjerë pas sulmit ndaj një protestuesi në konsullatën kineze në Manchester, njoftoi Mbretëria e Bashkuar të enjten.

Gjashtë të dërguarit u larguan nga vendi para afatit të së mërkurës që u vendos nga Londra që ata të heqin dorë nga imuniteti i tyre diplomatik dhe të merren në pyetje nga autoritetet për incidentin që ndodhi gjatë muajit tetor.

Gjatë një proteste paqësore kundër Pekinit në muajin tetor, individë të maskuar dolën nga ndërtesa e konsullatës dhe e sulmuan protestuesin Bob Chanin. Ata fillimisht e tërhoqën atë zvarrë brenda kompleksit të konsullatës.

Tensionet mes dy vendeve u rritën pas kësaj ngjarje, një pjesë e së cilës u kap nga kamerat./UBTNews/

Exit mobile version