UBT News

Kina kërcënon shtetet për bojkotin Olimpik

Kina ka paralajmëruar shtetet që njoftuan për bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike në Pekin se “do ta paguajnë çmimin për veprimet e tyre të gabuara”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Australia dhe Kanada nuk do të dërgojnë zyrtarë në Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve rreth të dhënave mbi të drejtat e njeriut në Kinë. Këtu përfshihen edhe akuzat për abuzim me komunitetin ujgur. Franca, nikoqire e Lojërave Verore të ardhshme, nuk do t’i bashkohet këtij bojkoti.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen në Pekin në muajin shkurt.

“Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia kanë përdorur platformën e Lojërave Olimpike për manipulime politike”, tha Wang Wenbin, një zëdhënës në ministrinë e jashtme kineze.

Media shtetërore kineze pohoi të mërkurën se Pekini “kurrë nuk planifikoi të ftonte politikanë amerikanë dhe perëndimorë që promovojnë temën e ‘bojkotit'”./UBTNews

Exit mobile version