Kina dënoi bojkotin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin dhe kërcënoi se do të hakmerret.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian tha se Kina do të marrë masa kundër tyre, por nuk dha detaje të tjera.
Të hënën, ShBA tha se nuk do të dërgojë asnjë zyrtar në Pekin pas shqetësimeve në lidhje me të dhënat e Kinës për të drejtat e njeriut. Tutje u tha se atletët amerikanë mund të marrin pjesë dhe do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë.
Në një konferencë për media të martën, Zhao akuzoi SbBA-në për shkelje të “neutralitetit politik në sport” dhe tha se bojkoti i propozuar ishte “i bazuar në gënjeshtra dhe thashetheme”.
Tensionet mes dy vendeve po rriten. ShBA-ja e ka akuzuar Kinën për gjenocid ndaj pakicës kryesisht myslimane ujgure në rajonin perëndimor të Xinjiang – akuzë të cilën Kina e ka mohuar fuqishëm./UBTNews