UBT News

Kina hakmerret pas vendosjes së tarifave nga SHBA

Kina ka shpallur masa hakmarrëse ndaj disa produkteve amerikane, pas vendosjes së tarifave të reja prej 10% nga SHBA për mallrat kineze. Këto masa përfshijnë një taksë 15% për importet e qymyrit dhe gazit natyror të lëngshëm nga SHBA, si dhe një tarifë 10% për naftën bruto, makineritë bujqësore, kamionët dhe makinat me motor të madh. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi më 10 shkurt, duke i dhënë kohë dy shteteve për të negociuar një marrëveshje.

Ky hap shënon një përshkallëzim të luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Po ashtu, Kina ka njoftuar një hetim antimonopol ndaj Google, e cila operon në territorin kinez, megjithatë motori i kërkimit të saj është bllokuar që nga viti 2010.

Lajmi vjen pas hyrjes në fuqi të tarifave të SHBA për mallrat kineze, ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se planifikon të flasë me presidentin kinez Xi Jinping më vonë gjatë javës./UBTNews/

Exit mobile version