Kina ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare Penale, që lëshoi një urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putin, duhet të mbajë një “pozicion të drejtë”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin u deklarua pas vendimit, pasiqë gjykata dyshon se lideri rus kreu deportime të fëmijëve.
Kina do të ketë një rol objektiv dhe të drejtë në krizën e Ukrainës dhe të luajë një rol konstruktiv në bisedimet e paqes, u tha Wenbin gazetarëve./UBTNews/