Kina po forcon kontrollin mbi të dhënat e mbledhura nga kompanitë për publikun sipas një ligji të miratuar të premten, duke zgjeruar goditjen e Partisë Komuniste në pushtet ndaj industrive të internetit.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave ndjek veprimet anti-monopol dhe zbatimin e veprimeve tjera kundër kompanive, përfshirë gjigantin e tregtisë elektronike “Alibaba” dhe operatorin e lojërave dhe mediave sociale “Tencent” që shkaktuan rënien e çmimeve të aksioneve të tyre.
Ligji, i cili hyn në fuqi më 1 nëntor, ndjek ankesat që kompanitë kanë keqpërdorur ose shitur të dhënat e klientëve pa dijeninë ose lejen e tyre, duke lejuar që ato të përdoren për mashtrim ose praktika të padrejta siç është tarifat me çmime më të larta për disa përdorues.
Ligji kufizon atë që kompanitë e informacionit mund të mbledhin dhe vendos standarde se si duhet të ruhen, raporton AP.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave është i ngjashëm me Rregulloren e Përgjithshme të Evropës për Mbrojtjen e të Dhënave, e cila kufizon mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave të klientit./koha