Kina është “thellësisht e shqetësuar” për shembjen e digës Nova Kakhovka në Ukrainë, deklaroi të mërkurën zëdhënësi i ministrisë së jashtme të vendit.
“Ne jemi seriozisht të shqetësuar për shkatërrimin e digës Kakhovka. Jemi thellësisht të shqetësuar për ndikimet humanitare, ekonomike dhe ekologjike të shkaktuara prej tij”, tha Wang Wenbin në një konferencë për media.
Wang shtoi se Pekini shpreson që të gjitha palët të angazhohen për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë dhe të punojnë së bashku për të promovuar de-përshkallëzimin e situatës.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt të ndjekin ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të bëjnë çmos për të mbrojtur civilët dhe objektet civile”, tha Wang.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian dje e cilësoi incidentin si “një dimension të ri të mizorive ruse”./UBTNews/