Kina dhe Japonia përjetuan korrikun më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve, thanë autoritetet e motit të premten.
Në korrik, temperatura mesatare e ajrit arriti në 23.21 gradë Celsius, duke tejkaluar korrikun 2017 (23.17 gradë Celsius), duke u bërë korriku më i nxehtë që nga fillimi i vëzhgimeve të plota në vitin 1961.
Autoritetet presin ditë më të nxehta në disa rajone dhe thanë se “presioni i lartë subtropikal do të marrë kontrollin” gjatë gushtit.
Ndërkohë, Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se vendi kaloi në korrikun më të nxehtë qe nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1898.
Ky shënoi vitin e dytë radhazi që Japonia ka thyer rekordin e saj mesatar të temperaturës së korrikut.
Vendi po përballet me valën e të nxehtit me temperaturë mesatare në korrik të regjistruar 2.16 gradë Celsius më të lartë se mesatarja e përgjithshme mujore e regjistruar midis 1991 dhe 2020./UBTNews/