Kina tha se do të punojë me ushtrinë e Pakistanit për të “thelluar dhe zgjeruar më tej” interesat reciproke të dy kombeve dhe së bashku për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin rajonal.
Këto komente i bëri Zhang Youxia, nënkryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, gjatë takimit me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Syed Asim Munir, i cili e vizitoi për herë të parë Pekinin.
“Duke pasur parasysh faktin se Kina dhe Pakistani janë partnerë strategjikë bashkëpunues dhe miq të ngushtë në të gjitha kushtet, Zhang tha se pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, Kina i jep gjithmonë Pakistanit përparësi në diplomacinë e saj të fqinjësisë”, thuhet në deklaratë./UBTNews/