Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang i tha homologut të tij rus, Sergei Lavrov të enjten se Pekini do të “mbajë komunikim dhe koordinim” me Moskën gjatë përpjekjeve për të arritur një “zgjidhje politike” lidhur me konfliktin në Ukrainë.
“Kina është e gatshme të mbajë komunikimin dhe koordinimin me Rusinë për të dhënë kontribute të prekshme politike në zgjidhjen politike të krizës”, tha Qin Gang.
Deri më tani, Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës ose të bëjë thirrje për tërheqjen e trupave të saj, duke kërkuar përmbajtje nga “të gjitha palët” dhe duke akuzuar NATO-n për nxitjen e konfliktit./UBTNews/