Qindra miliona njerëz në Kinë do të hyjnë në pleqëri në dekadat e ardhshme, ndërkohë që niveli i lindshmërisë po ulet në mënyrë dramatike.
Popullsia kombëtare ra në vitin 2023, që është viti i dytë radhazi. Nëse nuk ndërmerren veprime, politikbërësit dhe ekspertët paralajmërojnë për ndikime të rënda në ekonomi, kujdes shëndetësor dhe sistemet e mirëqenies sociale. Mosha e daljes në pension në Kinë nuk ishte rritur për dekada dhe ishte ndër më të ulëtat në botë.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se zyrtarët e lartë në Pekin kanë vendosur që “mosha ligjore e pensionit për punëtorët meshkuj do të zgjatet gradualisht nga 60 në 63 vjet”. Siç raporton ky medium, për gratë punonjëse, mosha e daljes në pension do të zgjatet “nga 50 ose 55 vjet në 55 dhe 58 vjet, respektivisht”, në varësi të llojit të punës.
Xinhua raporton se mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht mbi 15 vjet nga viti 2025, duke shtuar se nga viti 2030, punëtorët do të duhet të bëjnë një minimum prej 20 vitesh kontribute pensionale në vend të 15 sa janë aktualisht.
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit 2025./UBTNews/