Kina po planifikon të rrisë moshën e daljes në pension gradualisht dhe në disa faza për të përballuar plakjen e shpejtë të popullsisë së vendit, ka thënë një ekspert nga Ministria e Burimeve Njerëzore për Global Times.
Jin Weigang, president i Akademisë Kineze të Shkencave të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, tha se po synon një “mënyrë progresive, fleksibile dhe ndryshe për të rritur moshën e daljes në pension”, duke nënkuptuar se kjo platformë do të vonojë disa muaj.
“Njerëzve që po u afrohet pensionimi do t’u vonohet dalja në pension për vetëm disa muaj”, shkruan Global Times, duke cituar Jin Weigang.
“Të rinjtë ndoshta do të duhet të punojnë disa vite më gjatë por do të ketë një periudhë të gjatë adaptimi dhe tranzicioni”, tha ai.
“Veçoria më e rëndësishme e kësaj reforme është lejimi i njerëzve për të zgjedhur kur të pensionohen duke u bazuar në rrethanat dhe kushtet e tyre”.
Kina ka ende kohë për të deklaruar zyrtarisht moshën e pensionimit, e cila është rreth më të ulëtat në botë, me 60 vjeç për meshkuj, 55 vjeç për gratë që punojnë në zyrë dhe 50 vjeç për gratë që punojnë nëpër fabrika.
Ndërsa popullsia prej 1.4 miliardë banorësh e Kinës po shkon drejt zvogëlimit dhe plakjes, pjesërisht për shkak të një politike që kufizonte çiftet me një fëmijë nga viti 1980 deri në 2015, presioni mbi buxhetet e pensioneve po përshkallëzohet, duke krijuar më shumë urgjencë për politikëbërësit për të adresuar situatën./UBTNews/