Qeveria kineze me legjislacionin e ri të propozuar po bën përpjekje për të bllokuar aftësinë e protestuesve dhe forcave anti-qeveritare për të përdorur rrjete si Bluetooth dhe AirDrop për të planifikuar dhe ndarë mesazhe.
Drafti vendos kufizime në të gjitha shërbimet e transferimit të dokumenteve që mbështeten në Wi-Fi, Bluetooth dhe teknologji të tjera informacioni.
Atyre do t’u kërkohet gjithashtu të ofrojnë të dhëna dhe ndihmë teknike për rregullatorët e internetit, policinë dhe autoritetet e tjera, ndërsa përdoruesit do të mandatohen të regjistrojnë emrat e tyre të vërtetë kur përdorin shërbimet./UBTNews/