UBT News

Kina do të dhurojë 210 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

0053AS-HEALTH-CORONAVIRUS_CHINA_TRAVEL_O_

Kina njoftoi mbi 210 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën për programin e saj të sigurisë bërthamore.

“Kina do të dhurojë 200,000 euro (afërsisht 210,814 dollarë) për programin e asistencës teknike për sigurinë bërthamore të Ukrainës, duke synuar të forcojë sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës me veprime konkrete”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, në një konferencë shtypi në Pekin.

Njoftimi i Pekinit erdhi pasi Kievi tha se bisedime diplomatike mes Ukrainës dhe Rusisë për termocentralin kanë arritur në një “fund pa krye”, ndërsa luftimet po vazhdojnë./UBTNews/

Exit mobile version