Kina njoftoi se do të çaktivizojë një aplikacion telefonik përmes së cilit u gjurmuan lëvizjet e njerëzve gjatë pandemisë.
Aplikacioni kombëtar, i cili u përdor për tri vjet, do të çaktizivohet sonte në mbrëmje.
Është ndryshimi i fundit i politikës që sinjalizon se Pekini po braktis strategjinë e tij të diskutueshme zero-Covid.
Lëvizja është shumë simbolike, por nuk do të ketë një ndikim të madh në jetën e përditshme të njerëzve për shkak të aplikacioneve lokale ende në përdorim në qytetet anembanë Kinës.
Aplikacioni shtetëror i “Cards Itinerary Communications”, i cili përdor sinjalet telefonike për të gjurmuar nëse dikush ka udhëtuar në një zonë që shihet si me rrezik të lartë, u pa si një pjesë qendrore e politikës së Kinës për zero-Covid./UBTNews/