Në forumin vjetor Xiangshan për diplomacinë ushtarake në Pekin, të premten, zyrtarët kinezë dhe rusë sulmuan Perëndimin. Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, theksoi se Kina do të intensifikojë lidhjet ushtarake me vendet në zhvillim dhe kritikoi “mentalitetin me shumën zero” të vendeve të mëdha, pa e përmendur konkretisht Shtetet e Bashkuara. Ai kërkoi që të gjitha vendet të kenë të drejtë të barabartë në çështjet ndërkombëtare dhe të respektojnë interesat e njëra-tjetrës.
Nga ana tjetër, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin, akuzoi SHBA-në se po krijonte blloqe të reja sigurie në Azi dhe po përpiqej të frenonte Kinën dhe Rusinë. Ai paralajmëroi se mundësia e një konflikti të drejtpërdrejtë bërthamor është në rritje për shkak të planetve të NATO-s për të dërguar trupa në Ukrainë, megjithëse NATO ka mohuar këto akuzata.
Forumit i është dhënë një temë që promovon “paqen për një të ardhme të përbashkët”, ndërsa Kina përpiqet të pozicionohet si një ndërmjetës i përgjegjshëm në konfliktet globale. Në margjinat e forumit, SHBA ka dërguar një delegacion për bisedime me homologët kinezë, duke treguar angazhimin e saj për dialog dhe bashkëpunim, pavarësisht tensioneve./UBTNews/