Sot në mëngjes, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me kryetarin e Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, dyshja ranë dakord të thellojnë më tej lidhjet Moskë-Pekin.
“Kina, së bashku me Rusinë, është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Dumës së Shtetit dhe Kongresit Popullor Kombëtar duhet të forcohet”, citoi agjencia e lajmeve të ketë thënë presidenti Xi./UBTNews/