UBT News

Kina dhe Kanadaja hakmerren me hyrjen në fuqi të tarifave të Trump

Kina dhe Kanadaja kanë njoftuar veprime hakmarrëse pasi tarifat e Presidentit Donald Trump kundër Kanadasë, Meksikës dhe Kinës hyjnë në fuqi.

Kanadaja është zotuar të vendosë tarifa prej 25% për importet amerikane me vlerë 150 miliardë dollarë ndërsa Kina ka njoftuar tarifa 10%-15% mbi importet bujqësore amerikane dhe po synon gjithashtu firmat amerikane me veprime hakmarrëse.

Trump ka dyfishuar taksën për importet kineze në 20%, në përgjigje të akuzave se Pekini nuk po bën mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e fentanilit në SHBA.

Presidenti i SHBA  tha se taksat e importit do të detyrojnë Kanadanë dhe Meksikën të ndërmarrin më shumë veprime për të frenuar drogat e paligjshme dhe emigrantët që hyjnë në vend.

Ndërkaq, tregjet amerikane ranë dhe tregjet aziatike u tronditën nga mundësia e një lufte tregtare.

Ekspertët kanë paralajmëruar se konsumatorët amerikanë ka të ngjarë të përballen me kosto më të larta për produkte të caktuara.

Exit mobile version