Udhëheqësit e Kinës dhe Brazilit diskutuan luftën në Ukrainë gjatë një vizite shtetërore në Pekin, raportoi media kineze CCTV.
Në një takim me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në Pekin, Xi tha se Kina i kishte bërë marrëdhëniet me Brazilin një prioritet diplomatik, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Të dy udhëheqësit ranë dakord se dialogu dhe negociatat janë e vetmja mënyrë e mundshme për të dalë nga kriza e Ukrainës, tha CCTV.
“Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Kinën, një marrëdhënie që çdo ditë bëhet më e mprehtë dhe më e fortë”, tha presidenti brazilian përpara takimit të tij me Xi.
Brazili dhe Kina duhet të punojnë së bashku në mënyrë që marrëdhënia të mos jetë thjesht me interes tregtar, shtoi ai./UBTNews/