UBT News

Kina bën thirrje për ‘qetësi’ pas sulmit raketor në Poloni

Kina bëri thirrje të mërkurën për “qetësi” pas një sulmi vdekjeprurës me raketa në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning tha në një konferencë për media: “Në situatën aktuale, të gjitha palët përkatëse duhet të qëndrojnë të qeta dhe të jenë të përmbajtura për të shmangur përshkallëzimin e situatës”./UBTNews/

Exit mobile version