UBT News

Kim urdhëron rritjen e prodhimit të raketave

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka kërkuar industrisë së armëve të vendit të rrisë prodhimin e raketave dhe artilerisë në mënyrë që të ketë “fuqi dërrmuese ushtarake” dhe të jetë gati për luftë, raporton të hënën media shtetërore KCNA.

Gjatë fundjavës, Kim vizitoi fabrikat e municioneve që prodhojnë raketa taktike, platforma lëshimi raketash, automjete të blinduara dhe predha artilerie.

Komentet e tij vijnë një javë para stërvitjeve ushtarake vjetore midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat Pheniani i sheh si një provë për luftë.

“Niveli cilësor i përgatitjeve të luftës varet nga zhvillimi i industrisë së municioneve dhe fabrika mban një përgjegjësi shumë të rëndësishme në përshpejtimin e përgatitjeve të luftës të Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut”, tha Kim./UBTNews/

Exit mobile version