UBT News

Kim Jong Un urdhëron ushtrinë të rrisë përgatitjet për luftë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar ushtrinë e vendit të tij, forcat e armëve bërthamore dhe industrinë e municioneve që të përshpejtojnë përgatitjet e luftës për të kundërshtuar “lëvizjet konfrontuese të SHBA”, ka thënë media shtetërore.

“Ai (Kim) parashtroi detyrat militante për Ushtrinë Popullore dhe industrinë e municioneve, armëve bërthamore dhe sektorët e mbrojtjes civile për të përshpejtuar më tej përgatitjet e luftës”, tha KCNA.

Ai shtoi se kjo ishte në përgjigje të “lëvizjeve konfrontuese (anti-Korenë e Veriut) nga SHBA dhe forcat e saj vasale të paprecedentë në histori”./UBTNews/

Exit mobile version