Lideri verikorean, Kim Jong-un tha se vendi i tij duhet të përgatitet për “dialog dhe konfrontim” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe posaçërisht “për konfrontim”.
Kjo është hera e parë që presidenti Kim komentoi direkt lidhur me administratën e Joe Biden.
Koreja e Veriut më parë kishte anashkaluar përpjekjet e qeverisë së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar komunikimin diplomatik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore.
Por Pyongyang ka refuzuar vazhdimisht dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione të rrepta ekonomike për shtetin e Azisë Lindore për provat e tij bërthamore./UBTNews