Pas vizitës shtetërore në Rusi dhe takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un bëri thirrje për fuqizim të raporteve me Moskën.
Pas takimit u diskutua rreth vizitës “zyrtare të vullnetit të mirë” të Kim në Rusi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Në raport nga takimi thuhej se: “Vizita e fundit i vendosi marrëdhëniet Kore-Rusi në nivel të ri strategjik në përgjigje të kërkesa e epokës së re dhe solli ndryshim rrënjësor në situatën gjeopolitike botërore”./UBTNews/