UBT News

Kim Jong Un akuzon SHBA-në për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, akuzoi SHBA-në për rritje të tensioneve dhe provokimeve, duke thënë se Gadishulli Korean nuk është përballur kurrë me një rrezik të tillë të luftës bërthamore si tani, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.

Në një fjalim në një ekspozitë ushtarake në Phenian, Kim tha se ishte përpjekur të negocionte me Uashingtonin, por se rezultatet e këtyre bisedimeve, tha ai, vetëm theksuan politikën “agresive dhe armiqësore” të SHBA kundër Phenianit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut bëri thirrje për zhvillimin dhe përmirësimin e armëve dhe premtoi të vazhdojë të përmirësojë aftësitë mbrojtëse të vendit për të forcuar pozicionin strategjik të Koresë së Veriut, raportoi Reuters.

 

Exit mobile version