Kremlini po planifikon të sjellë punëtorë nga Koreja e Veriut në zonat e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, ka thënë Qendra Kombëtare e Rezistencës së Kievit.
Raporti vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin takoi liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un javën e kaluar.
Qendra Kombëtare e Rezistencës tha se Rusia po synon të përdorë punëtorët për punët e ndërtimit në Donetsk dhe Luhansk.
“Përpjekjet për të rekrutuar emigrantë të punës në ushtrinë okupuese janë regjistruar tashmë këtë vit”, tha ai.
“Prandaj, nuk përjashtohet që skuadrat e punës të qytetarëve të Republikës së Koresë të përdoren në interes të mbështetjes së trupave pushtuese”./UBTNews/