UBT News

Kievi thotë se Rusia po kërcënon anijet civile në Detin e Zi

Rusia po i kërcënon anijet civile në Detin e Zi, ka thënë sot shefi i kabinetit të presidentit ukrainas.

Andriy Yermak kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të dënojë ato që i konsideron “metoda të terroristëve”.

“Anijet luftarake ruse po kërcënojnë civilët në Detin e Zi, duke shkelur të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar detar”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version