UBT News

Kievi thotë se forcat ukrainase kanë ndaluar përparimin rus drejt Slovyansk

Trupat ukrainase kanë ndaluar një përpjekje për avancim të forcave ruse nga qyteti verilindor i Ukrainës, Izyum, drejt qytetit të afërt të Slovyansk, kështu tha një këshilltar i Zelenskyt.

“Ata i kanë fokusuar forcat e tyre atje, aty po përpiqen të përparojnë, por deri më tani nuk po ia dalin”, tha Oleksiy Arestovych në një adresë video.

Arestovych tha gjithashtu se forcat ukrainase në Mariupol kanë rezistuar, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse në fabrikën e çelikut Azovstal./UBTNews/

Exit mobile version