Të paktën tri shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev, pasi sirenat e sulmit ajror u ndezën.
Kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, tha se sulmet ishin nga të ashtuquajturit dronët kamikazë, raporton BBC.
Kjo vjen një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse në orën e pikut, në një sulm mbarëkombëtar që la 19 të vdekur.
Shpërthimet të hënën ndodhën rreth orës 07:00 me orën lokale (04:00 GMT).
Duke shkruar në faqen e mediave sociale Telegram, Klitschko tha se ata ishin në lagjen Shevchenkivskiy, i cili u godit nga disa sulme javën e kaluar.
Ai tha se ekipet e shpëtimit ishin në vend dhe u tha banorëve të qëndronin në strehimoret e sulmeve ajrore.
Yermak tha në Telegram se sulmi ishte nga dronët kamikazë dhe se Ukraina kishte nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Dronët, që thuhet se i janë furnizuar Rusisë nga Irani, mund të qëndrojnë pezull për orë të tëra përpara se të zhyten në objektiva dhe të shpërthejnë. Ukraina thotë se Rusia i ka përdorur më parë.
Irani mohon furnizimin e tyre me Rusinë, ndërsa që kjo e fundit nuk ka komentuar.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet e javës së kaluar ishin si hakmarrje për bombardimin e një ure kyçe që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, për të cilën ai fajësoi Ukrainën.
Ishte hera e parë gjatë luftës që qendra e Kievit ishte vënë në shënjestër të drejtpërdrejtë.
Në fillim të kësaj jave, Putin tha se nuk kishte nevojë për më shumë sulme në shkallë të gjerë në Ukrainë.
Shumica e objektivave të përcaktuara ishin goditur, tha ai, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkatërronte vendin.