UBT News

Kievi paralajmëron rusët kundër adoptimit të ‘fëmijëve të vjedhur’

Zëvendëskryeministrja ukrainase ka paralajmëruar qytetarët rusë që të mos birësojnë fëmijët e “vjedhur” nga Ukraina që janë transportuar në Rusi.

Duke shkruar në rusisht në Telegram, Iryna Vereshchuk tha se ishte “veçanërisht e neveritshme” të mburresh publikisht për aktivitetin “ilegal”.

Më shumë se 16 mijë raste të dëbimit të fëmijëve janë duke u hetuar nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin.

“Të marrësh fëmijët jetimë nga Ukraina dhe t’i dorëzosh për birësim shtetasve rusë është e paligjshme dhe e poshtër” shkroi zonja Vereshchuk.

“Është veçanërisht e neveritshme kur njerëzit madje mburren publikisht për faktin se ata adoptuan fëmijë të vjedhur në Ukrainë”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arresti për Vladimir Putin në fillim të këtij muaji, duke akuzuar atë për rrëmbim të fëmijëve në Ukrainë gjatë luftës./UBTNews/

Exit mobile version