UBT News

Kievi: Bisedimet Ukrainë-Rusi rinisin të martën

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, tha se negociatat Ukrainë-Rusi do të rinisin të martën. Ai i ka bërë këto komente pas takimit të katërt që është zhvilluar të hënën mes të dy palëve.

“Është marrë vendim për një pauzë në negociata deri nesër”, shkroi ai në Twitter.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i përshkroi ato si “bisedime të vështira”.

Rundi i katërt i bisedimeve u mbajt virtualisht./UBTNews/

Exit mobile version